Tentoi t’i merrte me forcë celularin, një 18-vjeçareje, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari, shtetasi Fotion Likai.

Vlorë

Tentoi t’i merrte me forcë celularin, një 18-vjeçareje, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. L., 62 vjeç, banues në Vlorë.

Mjeti prerës (thikë) që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.