Një ngjarje e paprecedentë raportohet në Himarë, ku një polic ka përndjekur kolegen e tij. 

Punonjësi i Policisë të Komisariatit të Policisë Himarë, me iniciale F.XH., dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.  

Në 3 maj, ai ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë, sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. 

Madje, në makinë, policit, u gjetën dhe sekuestruan dy armë të ftohta, thikë e biçak, për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik. 

AMP ka shpallur në kërkim efektivin, ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.