Një gomone rreth 12 metra e gjatë me dy motorrë nga 300 kuaj fuqi secili, është kapur mbrëmjen e së martës në plazhin e Darzezës në Fier.

Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit, Delta Forcë dhe policia Kufitare që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur një aksion pasi pikasën gomonen. Aksioni nisi rreth orës 21:00, kur edhe filloi ndjekja.

Policia thotë se gomonia është ndjekur deri në afërsi të Darzezës në Fier, ku edhe më pas është braktisur nga skafistët, të cilët janë fshehur në pyll.

Nuk dihet ende kujt i përket gomonia dhe sa persona ishin në bord. 

Policia po vijon verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.