Mediat italiane raportojnë se ka mosmarrëveshje dhe tensione mes drejtuesve të Milanit pas vendimit të UEFA-s për Financial Fair Play.

Pronari i Milanit, biznesmeni kinës Yonghong Li dhe shefi ekzekutiv i klubit, Marco Fassone, janë përleshur se kush është fajtori për situatën e shkaktuar pasi organi qeverisës i futbollit evropian nuk ia pranoi marrëveshjen e propozuar Milanit për Financial Fair Play.

Vendimi i UEFA nënkupton se Milanit mund t’iu ndalohen transferimet e lojtarëve, të gjobitet dhe largohet nga Evropa Ligë.Sipas Corriere dello Sport, ka mos marrëveshje mes Li dhe Fassone, me pronari e klubit që beson se Fassone nuk ka bërë mjaftueshëm për rifinancimin e borxhit ndaj kompanisë Elliott Management.

Në anën tjetër, menaxhmenti i klubit beson se dyshimet mbi pronarin kinez të Milanit janë arsyet kryesore pas vendimit të UEFA-s.