Në kohën kur të gjithë ishin mes emocioneve të forta teksa ndiqnin kurorëzimin e kampioneve të botës në Rusi, jo të gjithë ishin të vëmendshëm të shihnin diçka të çuditshme që ndodhi gjatë ndarjes së trofeve për fituesit.

Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, një grua që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin, është kapur nga kamerat teksa merr një medalje dhe e fut në xhep.

Video e postuar në Twitter, ka bërë më pas xhiron e rrjeteve, me pyetjen, "nuk di a e pashe vetëm unë këtë?".