Carlos Bacca nuk ruan kujtime të mira nga aventura e tij tek Milani. Në një intervistë sulmuesi kolumbian tashmë i huazuar nga kuqezinjtë te Villareali ka përdorur tonet e ashpëra kur është pyetur për eksperiencën e tij tek 7-herë kampionët e Europës.

“Kam luajtur te Milani më i keq i të gjithë historisë. Pas 31 vitesh presidenti Berlusconni dëshironte të shiste klubin. Me trajnerin dhe drejtuesit e rinj kishim ide të ndryshme, megjithatë kam ikur me kokën lart sepse kam dhënë kontributin tim që Milani sot është në Europë”, nënvizoi Carlos Bacca.