111 vjet më parë, më 5 prill 1913, Shkolla e parë shqipe e Durrësit në Ishëm, hapi dyert e saj për të nisur rrugëtimin më të rëndësishëm, rrugën e dijes.

Është deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili në kujtim të kësaj dite me rëndësi për arsimin shqiptar, ka shkuar pikërisht në shkollën në Ishëm dhe shpreh mirënjohjen më të fortë se kurrë për mësuesit guximtarë që hapën shtigje të reja dije, duke ndërtuar zhvillimin e qytetit tonë.

Deputeti thekson se kjo është tashmë një traditë që përfshin gjithë komunitetin, teksa aktivitetet për përvjetorin historik të kësaj shkolle udhëhiqen nga energjia e brezave të rinj, me kujdesin e veçantë nga drejtori i shkollës, Altin Dervishi.

“Si një udhëtim sfidues, ne sot shënojmë një tjetër vit të rëndësishëm ku nuk ndalet misioni i nisur 111 vite më parë, përkundrazi jemi të përkushtuar gjithmonë e më shumë për standardizimin me kushte evropiane të shkollës së re, që po ndërtohet me ritme të shpejta”, shkruan Çyrbja.

Në fotot më poshtë, deputeti ndan disa momente nga aktiviteti me banorët e zonës dhe mësuesit në pension.