Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për dy personat e arrestuar për 137 kg kokainë, e kapur në portin e Durrësit dy vite më parë.

GJKKO ka dënuar me 10 vite burg Altin Myslihakën ndërsa me 8 vite e 4 muaj ka dënuar Adrian Begën.

Ndërsa për Gentian Malindi, i akuzuar si porositës, është vendosur pezullimi i proçesit, pasi ndodhet në arrati.

Kujtojmë se rreth 137 kilogram kokainë, ishte fshehur në katër konteinerë të mbushur me banane që vinin nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Porositësit e drogës, të pikasur nga DEA amerikane, kishin shfrytëzuar itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar brenda konteinerëve edhe “dërgesën” e tyre.