Vijojnë të rriten shifrat e infektimeve edhe në Kosovë.

Në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,406 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive kanë shkuar në 169.