Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur uljen e pagës në masën 20% për një periudhë prej 6 mujore për gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu.

Në seancën e kësaj të mërkure, KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për magjistraten.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkoi KLGJ-së të vendosë procedim disiplinor me masën “ulje e pagës deri në 40%, deri në 1 vit” ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu.

Procedimi disiplinor ndaj Fetahur nisi pas një denoncimi në një emision televiziv.