Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., 49 vjeç dhe F. B., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin në kërkim B. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe nga DVP Kukës, për një vjedhje të kryer në datën 16.02.2023, në Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.