Ky fund viti arsimor ka qenë mjaft i veçantë për nxënësit e kolegjit ” Turgut Ozal” në Durrës.

Ata kanë hapur një ekspozitë me rreth 120 tabblo në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia”.

Ka qenë mësuesja e artit pamor Etleva Hamedani, në këtë shkollë, e cila falë talentit të nxënësve të ciklit 9-vjeçar dhe punës disa mujore, të sjellë për publikun këtë ekspozitë.

Drejtoresha e shkollës, Frida Merdani, u shpreh se kjo ekspozitë, vjen në kuadër të 20-vjetorit të kësaj shkolle dhe është pjesë e aktiviteteve për këtë ngjarje të shënuar për shkollën.

Ekspozita, ku binin në sy peisazhet dhe natyrat e qeta, ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve.