Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, njëkohësisht kryetare e degës së Tiranës, rezulton ‘kampione’ në vjedhjen intelektuale.
Bëhet fjalë për doktoraturën e Gjylamentit me titull: “Ndikimi i manaxhimit strategjik të burimeve njerëzore në performancën organizative – Rasti i organizatave të sektorit publik lokal”, në të cilën janë kopjuar së paku 22 faqe.
Sipas studiuesit Vladimir Kola, i cili është edhe denoncuesi i vjedhjes, udhëheqësi i kësaj doktorature është Prof. Dr. Perlat Lame.
Pak muaj më parë po kjo deputete u akuzua nga studiuesi Taulant Muka se kopjonte artikujt që publikonte në revista në bashkëpunim me Ervin Demon, ish-zv/ministër i Arsimit.
Denoncimi në atë kohë solli dorëheqjen e Demos nga posti, ndërkohë që Gjylameti nuk ka mbajtur asnjë qëndrim.