Rreth 2500 familje të Durrësit, që trajtohen me bonus qiraje kanë hyrë tashmë në muajin e 8 pa marrë subvencionimin që akordohet nga Ministria e Financave.
E pyetur sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kryebashkiakja Emiriana Sako deklaroi se institucioni i drejtuar prej saj i është drejtuar deri më tani me dy shkresa zyrtare Ministrisë dhe po pret përgjigje nga dikasteri në fjalë.