Gjendet pa shenja jete në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë (punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.