Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në Tiranë.
Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një apartament me qira ditore, u gjet trupi i pajetë i shtetases së huaj, R. T., 28 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale”, sqaron policia.





