Arrestohet drejtuesi i një mjeti që në rrugën Plepa-Shkozet, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasin SH.L vjeç 90, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga ka përfunduar 24-vjeçari L.A., banues në Lushnje.

Ndërkohë, dy aksidente të tjera janë regjistruar një ditë në parë në Durrës, por fatmirësisht pa pasoja të rënda për personat që kanë mbetur të lënduar.

Burime policore bëjnë të ditur “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.G, vjeç 50, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin A.K, vjeç 56 banues në Durrës, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën”.

Ndërsa në lagjen nr.13, “shtetasi K.D, vjeç 57 banues në Tiranë, me leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin I.Ç vjeç 23, banues në Shkallnur, Durrës, me leje drejtimi, për pasojë ka marrë dëmtime te lehta shtetasi I.Ç. i cili pasi mori mjekim në spital, është larguar në banesë”.