Riforcimi i pallatit të tyre, që ende nuk është bërë, nxorri në protestë banorët e godinës nr196, në zonën e plazhit.  

3 vite pas tërmetit, në godinën 8 katëshe nuk është ndërhyrë për riforcimin e saj. Ndërkohë 40 familjet jetojnë në godinën, që sipas aktekspertizës së thelluar ka dëmtime DS4.

Banorët pretendojnë se megjithëse janë interesuar disa herë në bashki për fatin e pallatit të tyre, nuk kanë marrë një përgjigje konkrete nga institucioni.

Sipas bashkisë Durrës, akt konstatimi i parë e nxorri godinën me dëmtime të shkallës DS3, ndërsa akt ekspertiza e thelluar ka rritur shkallën e dëmeve të godinës shumëkatëshe.

Banorët kanë përfituar grantin e dëmshpërblimit në masën 500.000 lekë dhe pjesa më e madhe e tyre i kanë riparuar dëmet në apartamente.

Pallati 8 katësh do t’i nënshtrohet në të ardhmen riforcimit, ndërkohë që në Durrës aktualisht në proces riforcimi janë 55 godina me dëme DS4.  

M.B.