Një 31-veçare është larguar para një muaji nga banesa e saj në Katund të Ri, në Durrës dhe nuk është kthyer më.

Nëna se saj, shtetasja me iniciale Sh.K ka kërkuar ndihmën e policisë së Durrësit, për gjetje e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.