Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy persona në Durrës, një vajzë 32 vjeçe dhe një djalë 26 vjeç, pasi u kapën me shkelje dhe madje e reja në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident.
U arrestua shtetasja E. C., 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin V. Sh. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale;
Gjithashtu u arrestua shtetasi K. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.