Vitet e fundit është rritur gjithmonë e më shumë numri i femrave që zgjedhin palestrën si vendin ideal për të djegur kaloritë e tepërta dhe për të sjellë trupin në formë. Sakaq mbipopullimi i tyre dhe mungesa e programeve specifike që i përshtaten nevojave individuale, mungesa e kohës apo dhe çmimet e shtrenjta ju bëjnë të kuptoni shumë shpejt se palestra ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme.

Por kjo nuk do të thotë që duhet ta quani betejën të humbur. Fatmirësisht zhvillimi i tekonologjisë dhe medias sjellin për ju programe dhe ushtrime efektive që mund t’i bëni në kushtet e shtëpisë në çdo kohë.

Sot do ju njohim me katër cikle ushtrimesh që shkrijnë dhjamin e tepërt dhe tonifikojnë të pasmet e kofshët. Në qoftë se këto janë zonat më problematike të trupit tuaj, klikoni në faqen pasardhëse dhe ndiqni me vëmendje fotot.

Ditën e parë duhet të bëni nga 10 ushtrime për cikël dhe më pas do rrisni ritmin në varësi të forcës suaj fizike./Living