Një 41-vjeçar është ndaluar pas një ndjekje policeske në pikën kufitare të Morinës.

Policia e Kukësit informoi mbrëmjen e sotme se “41-vjeçari nuk ndaloi makinën pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi”.

Personi i arrestuar është S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc. Ai u prangos për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.