Një vajzë 5-vjeçare dërguar për mjekim me urgjencë në spitalin e Pogradecit ditën e djeshme, ndërsa më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Kjo për të marrë një ndihmë mjeksore më të specializuar.
Kanë qenë familjarët e saj ata të cilët e kanë dërguar fillimisht drejt ambinteve të spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi rastin. Në njoftimin e policisë thuhet se vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec. Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë”, thuhet në njoftimin zyrtar.





