Personi që shihni në foto, shtetasi Surja Sula, 60 vjeç nga Rromanati i Durrësit, është largur nga banesa në drejtim të paditur, ndërsa familjarët të shqetësuar për fatin e tij, kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Nga informacionet që përcjell familja e tij për “DurrësLajm”, 60-vjeçari vuan nga Skleroza dhe është larguar prej 4 ditësh.
Familjarët kanë bërë denoncimin përkatës në policinë e Durrësit, ndërkohë që kërkohet edhe ndihma e qytetarëve që të telefonojnë forcat e rendit nëse kanë ndonjë informacion të mundshëm ose në numrin e familjes +355 69 832 2219.

Surja Sula ka edhe një nishan dallues në ballë për këdo që mund ta ketë parë.





