Kanë dalë pamjet e 60-vjeçarit që humbi jetën pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit, pasi u aksidentua për vdekje nga një makinë tip “Ford” me drejtues shtetasin Andrea Alikon.

Në videon e siguruar nga “DurrësLajm” duket i moshuari i cili është i shtrirë në anë të rrugës i mbuluar nga gjaku.

Ndërkohë policia njofton se ende nuk është bërë identifikimi i viktimës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë, për veprimet e mëtejshme.