Një 67-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat e ngjarjes.
“-në Spitalin Rajonal Durrës është dërguar shtetasi F. B., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili është dëmtuar pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve;”, njofton policia.





