Sot mbushen 77 vite, nga dita kur u hapën për herë të parë dyert e Bibliotekës Publike Durrës.

Në foto, paraqitet Vangjel Toçi, i cili vetëm 25 vjeç asokohe, emërohet drejtor i këtij institucioni që luajti rol parësor në zhvillimin dhe përparimin e potencialeve intelektuale.

Pesë mijë librat e parë, Vangjel Toçi i siguroi vetë nga familjet durrsake, ndërsa një mijë të tjerë ishin dhuratë nga familja e tij. Ai e drejtoi këtë institucion në periudhën kohore 1945-1956.

Në 77 vite, biblioteka ka pasur edhe drejtues/e të tjerë, të cilët kanë dhënë një kontribut të shquar në këtë rrugëtim të gjatë të saj në udhën e dijes dhe të përparimit.

Përmendim: Ora Karazin, Pertef Krujën, Hasan Ulqinin, Fatbardh Dedjan, Met Dervishin, Pirro Dollanin, Flora Dervishin, Mirela Yllin.

Në këtë përvjetor, urojmë që kjo bibliotekë të mbetet ashtu siç ka qenë përherë për Durrësin, TEMPULL I DIJES.