Covid-19 prek dhe Premier League. Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv, lajm i cili është bërë publik nga vetë klubi i Chelsea me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Lojtari i ekipit tonë, Callum Hudson-Odio ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid-19. Personeli i Chelsea që ka qenë në kontakt këtë kohë me lojtarin janë vetë futur në karantinë. Mes personave në karantinë do të jetë edhe e gjitha skuadra, stafi teknik dhe të gjithë bashkëpunuesit. Odoi shfaqi shenja të ngjashme me të prekurit nga Covid-19 që të hënën në mëngjes dhe që nga ai moment nuk ka zbritur më në stërvitje. Përgjigja e testit doli vetëm të enjten në mbrëmje dhe menjëherë u fut në karantinë. Pavarësisht se ka rezultuar pozitiv, Odoi është mirë dhe mezi pret të zbres në fushë sapo të jetë e mundur”, lexohet më tej në faqen zyrtare të klubit londinez.
Hudson-Odoi rezulton pozitiv me Covid-19, Chelsea përfundon në karantinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte
Dita që keni lindur do tregoj se si do jetë muaji mars për ju! Zbuloni domethënien numerologjike
Morën 1 mijë euro për të mos hequr tendën e një lokali, GJKKO dënon dy ish inspektorët e IMT-së (EMRAT)
“Tërmet” në tregun e kriptovalutave, Bitcoin pëson një tjetër rënie rekord! Ka humbur gjysmën e vlerës vetëm në pesë muajt e fundit





