Kina ishte epiqendra e koronavirusit, i cili u shpërnda më pas në të gjithë botën. Masat në shtetin aziatik ishin të forta, ndërsa u mbyllën menjëherë aktivitet, ndërsa kush pati mundësinë u largua nga vendi.

Kështu, veproi edhe klubi kinez i Superligës, Vuhan Zall. Për t’i shpëtuar infektimit, klubi u shpërngul në Spanjë ku kërkoi të shfrytëzonte kohën me diell për të qëndruar larg zonës së epidemisë, por edhe për t’u stërvitur para rifillimit të sezonit.

Tashmë, Kina duket se e ka fituar luften me COVID-19, teksa rastet e infektimit çdo ditë janë në rënie. Frika e koronavirusit është përhapur në Europë, ku një nga vendet problematike është edhe Spanja.

Në këtë formë, klubi i Vuhan Zall ka vendosur të paketojë valixhet dhe të bëhet gati për rikthimin në vendin e tyre. Fundja, tashmë Kina nuk është me një rrezik, ndërsa Spanja dhe Europa po vuajnë, ndaj Vuhan, ka menduar t’ia hedhë sërish virusit vdekjeprurës.