Rasti i dytë i konfirmuar me koronavirus, Manolo Gabiadini ka bërë që ekipi ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, të përfundojë në karantinë. Të dyja ekipet janë përballur me njëra-tjetrën vetëm 4 ditë më parë, ndërsa lojtari që rezulton pozitiv me COVID-19 ka qenë që nga minuta e parë në fushë.

Një rrezik i madh këtu edhe për lojtarin shqiptar Amir Rrahmani, që kishte për detyrë ta mbyllte Gabiadinin në aksionet sulmuese. Kjo është një humbje e madhe edhe për Kosovën, që nuk do të llogarisë lojtarin dhe mbrojtësin më të mirë të saj kundër Maqedonisë së Veriut, pasi nuk do të stërvitet dhe do të qendrojë i izoluar.

Gjithashtu të njëjtin fat do të ketë edhe Marash Kumbulla, që edhe pse gjendej në stol kundër Sampdorias, ka pasur kontakte me të gjithë shokët e ekipit.