Zvonimir Boban u largua zyrtarisht ditën e djeshme nga bordi drejtuese i Milanit, teksa shkak për këtë u bënë deklaratat e tij të dhëna për “La Gazzetta dello sport”.Në intervistën e dhënë Boban tha se duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes drejtuesve, duke shënjestruar Gazidhisin, se kishte nisur kontaktet me trajnerin Rangnik, pa dijeninë e drejtuesve të tjera.

Pas shkarkimit nga bordi drejtues, kroati ka reaguar për herë të parë, duke thënë se marrëveshja me trajnerin e ardhshëm është mbyllur që në dhjetor.“Nuk e dija se ishim në Korenë e Veriut. Intervista ime për ‘La Gazzetta dello sport’ është e përsosur juridikisht, ajo erdhi pas kaq shumë kërkesave për sqarim që u injoruan me përpikmëri.

Marrëveshja me Rangnik u mbyll në dhjetor. I uroj Rangnik më të mirat e mundshme, por ata duhej të ma thoshin, duhet të isha informuar.”, u shpreh Boban.Boban zbulon edhe një prapaskenë për merkaton e janarit.  “Ne nuk mund të bënim disa zgjedhje pa pëlqimin e trajnerit të ri”, përfundoi Boban.