Nga Artan Fuga
7 marsi?
Urime!
Faleminderit për urimet!
Për mua ditë e rëndë! Gjithmonë këtë ditë pyes veten : A u japim dijet që duhen?
Kam dyshime shumë!
Shumë!
Tmerr!
Sot më shumë se kurrë! Ky sistem arsimor duhet ribere i gjithi. Eshte bere si skelet mamuthi kthyer ne zall lumi.
Vete ali vete kadi!
Ne u japim dije. Ne i vleresojme. Ne bejme kriteret per vendet e punes ku ata do te punojne. Ish studentet tane, pra ne, i u vleresojme punen.
Mos eshte nje qarkullim padijeje e shperndare gjithandej dhe qe bie dakord me vetveten.
Si ta shohim realitetin ne sy kur koherenca globale e idiotesise mund te na shfaqet si dituri.
Budallalliku i pranuar nga te gjithe na shfaqet si dituri.
Mijra vjet njerezimi quante dituri psh qe Toka eshte me e madhe se dielli. Dakord te gjithe.
Mos po budallepsemi si komb dhe shoqëri dhe nuk kemi si ta kuptojme
A zgjedhim me te diturit apo me budallenjte?
A bejne karriere me te miret apo si rregull batakcinjte?
Besomëni, nuk e them me asnjë kënaqësi!
Vuajtje e madhe!
Mirë mirë, urime!