Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë. Dajana tregoi se ndarja ndodhi si pasojë e tradhtisë në çift. Ishte ish-bashkëshorti i saj që e tradhtoi, dhe moderatorja theksoi që nuk e fali.
E ftuar në “Kojshia Show” në RTV-21, Dajana Shabani ka rrëfyer se ishte ajo që mori vendimin e ndarjes. Moderatori i emisionit Sadri Imeri e pyeti nëse e ka zënë mat duke tradhtuar, dhe moderatorja foli dhe për femrën që ‘i mori’ ish-burrin, duke thënë se ishte e mirë…
Biseda:
Moderatori: E ndame prej burrit?
Dajana Shabani: Jo e ndame, e lashë. Më tradhtoi dhe nuk e kam thënë në asnjë studio televizive, më tradhtoi dhe unë nuk i fal tradhtitë, e lashë. Nuk e fal fare. Me tha që ty të mendova kur të tradhtova, dhe i thashë sa të tradhtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të le.
Moderatori: Domethëne e paske zënë me penj përdore…
Dajana Shabani: Po në një farë mënyre…Ishte e mirë dhe unë e falenderoj që po kujdeset…
Moderatorja rreth një vit më parë mori vendimin për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, por asnjëherë nuk e tregoi arsyen e vërtetë të ndarjes. Që nga ajo kohë, ajo është përfolur gjerësisht në medien rozë, për lidhjen e saj me boksierin kosovar, Kamer Maloku. Çifti e shprehën hapur dashurinë ndaj njëri-tjetrit, madje postuan foto dhe dedikime në rrjete sociale. Por gjatë emisionit “Kojshia Show”, Dajana Shabani pohoi se është një nënë single dhe preferoi të mos fliste për jetën private.
(Videoja më poshtë, biseda nis në fillim të intervistës deri në minutën e tetë)





