Këngëtarja nga Durrësi, Violeta Beshiri ka arritur të fitojë çmimin e dytë në  Festivalin Ndërkombëtar të Këngës për fëmijë në Rožaje të Malit të Zi.

Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës u paraqit në këtë festival me këngën “Ty mbi rërë të vizatoj”, me kompozim të Ylli Ramzotit, tekst të Agim Bajramit, kënduar nga 11-vjeçarja Violeta Beshiri, nxënëse e shkollës “Mihal Ekonomi”.

Kënga u duartrokit shumë nga publiku dhe juria profesionale e vlëresoi me çmim të dytë.

Në Festivalin e 27-të Ndërkombëtar të Këngës merrnin pjesë konkurentë nga Shqipëria, Rumania, Kosova, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Turqia, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Kroacia.