Media Britanike, BBC i ka dedikuar një artikull të veçantë pjesëmarrësve të këtij edicioni në “Eurovision”, ku është ndalur edhe te këngëtarja shqiptare Arilena Ara.
BBC vlerëson talentin e Arilenës ndërsa shkruan se s’mund të ishte “Eurovision” pa baladën e saj “Shaj”.
“Eurovisioni nuk mund të jetë Eurovision pa baladën e Arilena Arës. Kënga e saj mban titullin “Scream” dhe ajo performon me nota të larta. Që kur ka fituar “X Factor Albania” në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të famshëm në vendin e saj, me 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori” ka qenë hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë votuesit atje e njohin. “Shaj” është një nga këngët e preferuara dhe mund të renditet në Top 5.”– shkruhet në artikullin e medias prestigjoze.





