Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në muajin maj të vitit që lamë pas. Almeda solli në jetë djalin e tyre të cilin çifti e pagëzoi me emrin Efehan.

Së fundmi bukuroshja shqiptare ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediat turke, ku ka zbuluar se Efehanit i flet gjatë gjithë kohës shqip dhe prandaj fjala e parë që ai ka thënë ka qenë shqip.

“Fjala e parë që tha vogëlushi ishte “baba”, më pas tha “dede” (gjysh) dhe më pas tha “nona” në shqip”, tregoi Almeda.