Aktori James Bond ka anulluar premierën e filmit të tij të ri në Kinë për shkak të virusit vdekjeprurës, koronavirus.
“No time to die” nuk do të mbajë një premierë në Kinë, ashtu si dhe shumë filma të tjerë që e kishin premierën e tyre në muajin shkurt.
Kjo për të shmangur çdo kontakt me virusin apo personat e infektuar prej tij.
Kasti i aktorëve së bashku me stafin e filmit të shumëpritur ka marrë vendimin të mos jenë të pranishëm në shtetin më të rrezikuar të momentit.





