Pas shumë vitesh të mërzitur me njëri-tjetrin, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda i dhanë fund debatit të tyre pak kohë më parë.

I ftuar në studion e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, Julian Deda për herë të parë ka treguar se përse u pajtuan.

Juli tha se me miqtë e vjetër nuk ia vlen të kesh armiqësi dhe duhet të gjesh gjithmonë një mënyrë pajtimi.

“Hera e parë që më pyesi përse u pajtuam. E bëmë për shkak të miqësisë së vjetër dhe dashamirësisë për njëri-tjetrin. Ky është një shembull që duhet të ndjekin të gjithë sepse të mos flasësh me mikun e ngushtë është humbje kohe”, tha ai.