Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një spektakël i vërtetë mes bukurisë durrsake dhe muzikës së luajtur nga artistët më në zë.
Ashtu si për vite me radhë, në këtë natë të veçantë për të rinjtë pjesëmarrës dhe organizatorët, producentja Myzejen Konduri, me pasionin e përkushtimin e saj, pritet të përcjellë një spektakël të plotësuar në mënyrë maksimale, me të gjithë komponentët e produksionit.
50 të rinj e të reja (25 vajza e 25 djem) do të konkurojnë në “Miss & Mister Durrësi”, për të zgjedhur midis tyre më të bukurën e më të bukurin e qytetit për vitin 2020, ku për 6 më të mirët do të jepen bursa studimi.
Ne event pritet të performojnë disa ndër këngëtarët më në zë: Mateus Frroku, Stiv Boka, Kejsi Tola, Albana Bajraktari etj.
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë te pallati i sportit dhe te pallati i kulturës.