Artisja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Teksa publikon në Instagram një pjesë të videoklipit të këngës “Shine Ya Light”, e cila është xhiruar në Kosovë në vitin 2012, Rita uron në shqip para miliona ndjekësve të saj.

“Happy Independence Day Kosovo !!! Urime 12 vjet pavarësi KOSOVA jonë”.

Këngëtarja e famshme është dekoruar si  Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në botë, e cila me famën e saj po bënë që Kosova të përmendet dhe të njihet edhe më shumë.