Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Vasi ka konkuruar në këtë garë mjaft të fortë me artistë të tjerë të huaj me filmin “Ndërkombëtarët”, ku është vlerësuar maksimalisht për punën e tij.

“Ndërkombëtarët” u nominua në 3 kategori në Festivalin e Londrës, si: Skenari më i mirë, Regjia më e mirë dhe Filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Ndërkohë filmi i Pluton Vasit është një komedi e zezë. Rolin kryesor në këtë film e interpreton aktori i njohur Eni Shehu.

Përveç Eni Shehut, në kastin e aktorëve përfshihen gjithashtu edhe Ardian Cerga, Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka.