Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artiola Toska, ishte njëra prej të ftuarave nga Bashkia e Tiranës për të performuar ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Mirëpo, këngëtarja mungoi në koncert, pasi vetëm pak orë para nisjes së tij, Artiola ka humbur babanë.

I ati i këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje, e cila i ka marrë jetën ditën e djeshme.