Tatuazhi i fundit i Chris Brown ka tërhequr shumë vëmendje, pasi është i pazakontë.
Brown ka gdhendur poshtë veshit, në faqen e djathtë një atlete Air Jordan 3.
Mesa duket, atletet Air Jordan janë fiksimi i madh i reperit, i cili ka vendosur t’i përjetësojë në lëkurën e tij.
Fotoja e tatuazhit të reperit po bën tashmë xhiron e rrjetit, ndërsa fansat janë bërë kuriozë për një shpjegim nga ana e Brown, i cili ende nuk ka reaguar.





