Silvio Berlusconi ish-presidenti legjendar i Milanit kërkon që San Siro të mos prishet. Në një intervistë për Corriere della Sera, numri 1 i Monzas ka shprehur dëshirën që stadiumi mitik i Milanos të mos shembe nëse zikaltrit dhe kuqezinjtë ndërtojnë një stadium të ri, por që San Siro në një shtëpi muze që tregon historinë e Milanit dhe Interit.

Berlusconi shtoi se San Siro La Scala e futbollit është një nga stadiumet më të bukura në botë dhe për këtë aryse nuk duhet të prishet. Ai e ka të qartë që Interi dhe Milani kanë nevojë për një impiant të ri më të modernizuar por për ta bërë diçka të tillë nuk kanë pse të prishin një impiant mitik si San Siro, deklaroi ish-presidenti i Milanit.