Kosova vazhdon të arrijë suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare në sportin e xhudos. Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris. Në finale Krasniqi arriti të mposhtte italianen Odette Giuffrida, duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Pas të artës së Distria Krasniqit (-52 kg), edhe Nora Gjakova siguroi një vend në podium për kategorinë -57 kg në Grand Slamin e Parisit. Gjakova triumfoi në finalen për medaljen e bronztë ndaj francezes, Leonie Cysique.

Krahas të bronztës, xhudistja kosovare fitoi edhe 500 pikë Olimpike për Tokio 2020. Kjo ishte medalja e parë e Nora Gjakovës në Grand Slamin e Parisit.