Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një nënë dhe 6 fëmijët e saj janë djegur, pasi shtëpia ku ata jetonin, ka marrë flakë.

Babai i fëmijëve u mundua të shpëtojë anëtarët e familjes, mirëpo nuk ia ka arritur dot. Madje, babai, duke ndihmuar anëtarët e familjes, ka marrë lëndime, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ekipi i Zjarrfikësve deklaroi se fatkeqësisht shtëpia ka marrë flakë menjëherë dhe kjo ka sjellë më pas tragjedinë. Emrat e viktimave nuk janë bërë me dije për mediat, por ata variojnë nga një në 33 vjeç. Komuniteti në Misisipi është shprehur se kjo ishte një nga ngjarjet më tragjike në qytet.