Nesër e gjithë Italia dhe jo vetëm do i ketë sytë në “San Siro”, aty, ku do të luhet derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit. Të dy skuadrat kanë tifozë të shumtë në të gjithë botën, përfshirë edhe Kinën.
Atje ku koronavirusi e ka ndalur jetën dhe një pjesë e madhe e njerëzve janë izoluar për të mos përhapur sëmundjen vdekjeprurëse, që ka marrë shumë jetë njerëzish deri tani dhe ka infektuar dhjetëra mijëra të tjerë.
Qyteti i Wuhanit, vendi nga ku u shfaq për herë të parë virusi është i gjithi i izoluar dhe në të janë shumica e viktimave nga kjo sëmundje. Një qytet me rreth 60 milionë banorë në të cilin tashmë çdo vend publik është boshatisur për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit. Kështu, e gjithë bota është me sytë nga qyteti kinez, që ndodhet në një situatë shumë të vështirë.
Edhe Interi, skuadër, pronari i të cilës është nga Kina do të drejtojë mesazhe drejt Wuhanit mbrëmjen e nesërme. Lojtarët e Interit do të kenë një mbishkrim në fanellat e tyre. “Ne jemi me ju. Bëhuni të fortë!” do të jetë mbishkrimi i stampuar në pjesën e supeve. Gjithashtu në tribunat e stadiumit do të ketë mesazhe të tjera inkurajimi.
Kjo nuk është ndihma e vetme e Interit për qytetarët e Ëuhanit, pasi më parë presidenti i klubit ka dhuruar 300 mijë maska mjekësore për mbrojtjen nga koronavirusi.





