Blogeri anti-Putin, Imran Aliev është vrarë në një hotel në Francë. 44-vjeçari kishte kundërshtuar me zë Vladimir Putin dhe liderin çeçen, Ramazan Kadyrov. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia franceze beson se vrasja e Aliev është e motivuar politikisht.

Policia franceze dyshon për mikun e viktimës, i cili është zhdukur menjëherë pas vrasjes. Menaxheri i hotelit ka shkuar për të kontrolluar të ftuarit, por ka gjetur trupin e pajetë të blogerit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila është dërguar në laboratorin mjekoligjor për analiza.

Në Belgjikë, blogeri Aliev ishte nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve nga Rusia dhe çeçenia për sulmin e tij ndaj opozitës. Një zyrtar i lartë i policisë franceze bëri me dije se Franca ende nuk ka kontaktuar me Rusinë për këtë ngjarje.