Bilbili i muzikës, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka ndarë përmes një postimi në Facebook vëllai i saj, Tarik Pagarusha.
Mediat kosovare shkruajne se Nexhmija ka lënë amanet që të varrosej në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Nesër do të mbahet homazhe për këngëtaren e madhe dhe pas homazheve do të zhvillohet ceremonia e varrimit, sipas amanetit të saj.
Ajo ka kërkuar të varroset përmes një ceremonie private, pa praninë e mediave.