Një tërmet i fuqishëm ka tronditur jugun e Filipineve, ditën e sotme. Lëkundja sizmike kishte magnitudë 6.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra sipas medieve vendase ka qenë në Mindanao. Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Filipine, ky ishte një tërmet mesatarisht i fortë. Kjo lëkundje ka qenë më e forta që është ndjerë këtë të enjte në botë.
Dridhja e parë tektonike u ndje afërsisht 118 kilometra në juglindje të qytetit të Jose Abad Santos dhe kishte thellësi 20 km. Vetëm pak kohë pas kësaj goditje një tjetër paslëkundje u ndje në zonë.
Madhësia e kësaj tronditje ishte më e lehtë, u përllogarit me madhësi 4.6, ndërsa ka rënë 5 minuta pas goditjes së parë. Ndërkohë deri më tani nuk raportohen dëme dhe të lënduar.





